“Guinness Cup”, Inter mposht 2-0 Romën

03/08/2014 00:00

Në “Lincoln Financial Field”, një nga stadiumet më të rëndësishme të futbollit amerikan në Shtetet e Bashkuara, skuadra e Mazzarrit mposht 2-0 verdhekuqtë e Romës, në ndeshjen e fundit të fazës me grupe të turneut amerikan.

Zikaltrit kalojnë në avantazh vetëm në kohën shtesë të pjesës së parë, falë një goditjeje me kokë nga mbrojtësi Nemanja Vidic, i ardhur këtë mërkato verore me parametër zero nga Manchester United, pas krosimit të dhënë nga Dodo.

Në pjesën e dytë, ishte japonezi Nagatomo, ai që dyfishon shifrat (min 68), me një gjuajtje të fuqishme me të djathtën, që përfundoi pak poshte traversës. Një ndeshje shumë e mirë për zikaltrit, ndërsa nga ana tjetër një ndeshje pa shumë interes për Romën, por jo në nivelin e pretenduar prej nënkampionëve të Italisë.

Sa i përket finales së këtij turneu, gjithçka do të diskutohet mes Manchester United dhe Liverpool.

Top Channel