Wenger: Asnjëherë interes për Balotelli-n

02/08/2014 00:00

Trajneri i Arsenal, Wenger i ka dhënë fund thashethemeve për një transferim të mundshëm të Balotelli-t në “Emirates Stadium”.

“Për javë të tëra është folur që ne kemi qenë pranë blerjes së sulmuesit të Milanit, por kjo është e gjitha e gabuar. Ne kurrë nuk kemi pasur interes për të”, ka këmbëngulur Wenger.

Trajneri francez i ka mbyllur derën edhe një transferimi të mundshëm të lojtarit nga Kosta Rika, Joel Campbell për te kuqezinjtë.

“Po, Joel Campbell është në planet e mia për sezonin e ri. Ai mund të aktivizohet që në ndeshjen e radhës, atë ndaj Benfica-s”, shtoi francezi.

Kjo deklaratë e Wenger duket se ka hedhur poshtë planet e Galliani-t për këto dy lëvizje, të cilat priteshin me mjaft interes nga kuqezinjtë. Tashmë italianët duhet të mendojnë për një merkato ndryshe, nëse do të kërkojnë ringritjen në sezonin e ri.

Top Channel