Nedved: Chiellini u soll si një fëmijë

20/07/2014 00:00

Ish-mesfushori i Juventusit, i cili tashmë është pjesë e stafit drejtues të bardhezinjve, Pavel Nedved ka kritikuar reagimin e Chiellini-t pas kafshimit nga Luis Suarez.

“Në një mënyrë unë e kuptoj veprimin e Suarez, pa dashur ta justifikoj atë. Unë kam qenë një lojtar si ai. Por jam inatosur me reagimin e Chiellini-t, i cili u soll si një fëmijë pas kafshimit duke u drejtuar nga gjyqtari”, tha Nedved në një intervistë për një të përditshme çeke.

Ish-mesfushori i Juventusit ka vlerësuar dhe ka pranuar ndjesën e kërkuar nga uruguajani, gjithashtu ai ka thënë se Juventusi dy vite më parë ishte shumë pranë nënshkrimit më Suarez, por në fund gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin parashikuar.  

Top Channel