Shakhtar, arratisen 6 lojtarë nga “frika e luftës”

20/07/2014 00:00

Lucescu është kthyer nga Franca me 6 lojtarë më pak. Lajmin në fakt e bëjnë emra si Fred, Douglas Costa, Alex Teixeira, Dentinho, Facundo Ferreyra, si dhe një lojtar ende i pazbuluar, të cilët janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Shakhtar Donetsk nuk ka dhënë ende asnjë njoftim, ndërkohë që në uebsajtin e klubit ukrainas janë ende deklaratat e Texeira-s. Por, zërat që vijnë nga Franca, ku ekipi i Lucescu-t ka përfunduar një turne europian për klube, janë tepër të besueshme.

Do të ishte mirë sikur të mendohej se kjo “arratisje” e lojtarëve të ishte thjesht një veprim “adoleshentësh të pashtruar”, apo një kërkesë për t’u larguar nga klubi, por në fakt, me shumë mundësi, zhdukja e tyre rreth 1 javë para se të fillojë kampionati, lidhet me frikën për t’u kthyer në një vend të goditur nga një luftë e frikshme e mizore, pa llogaritur faktin e fundit që në zonën e Donetsk-ut, një avion u rrëzua gjatë së enjtes, i cili ishte nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpur-it, duke shkaktuar 298 viktima.

Top Channel