Maradona: Messi nuk e meritonte çmimin

14/07/2014 00:00

Diego Armando Maradona tha se ishte e padrejtë që Messit iu dorëzua Topi i Artë i Botërorit si lojtari më i mirë i turneut të cilin Argjentina e humbi në finale ndaj Gjermanisë dhe ku Messi nuk shkëlqeu aspak.

“Messin e dua shumë, por “biznesmenët” i dhanë diçka që nuk e meritonte. Është e padrejtë”, tha legjenda e futbollit botëror, i cili me bardhekaltërit ka fituar një Botëror ndaj Gjermanisë (1986) dhe ka humbur një tjetër katër vite më pas.

Maradona theksoi se është shumë i trishtuar nga humbja e Argjentinës së tij: “Më dhemb zemra. Mendoj se Argjentina u lodh në fund dhe në momente të tilla tanket gjermane përfitojnë. Gjithsesi, mendoj se meritonim të paktën penalltitë.”

Top Channel