Entuziazmi i mediave gjermane

14/07/2014 00:00

Titulli i katërt kampion bote ka entuziasmuar mediat gjermane të cilat në versionet e tyre online kanë përgëzuar Lëvin dhe lojtarët e tij për këtë sukses të shumëpritur.

Prestigjiozja ‘Bild’ e ka shkruar me shkronja të mëdha: “Ne jemi kampionët e botës”, ndërkohë që si foto kryesore ka vënë gëzimin e autorit të golit Mario Gotze. Në faqet e brendshme të kësaj gazete është publikuar edhe fotoja e presidentit Gauk dhe kancelares Angela Merkel teksa festojnë golin e fitores në këtë finale.  

Sportivja gjermane ‘Kicker’ falenderon 22-vjeçarin Gotze i cili me golin e tij riktheu Gjermaninë në fronin e mbretit të futbollit botëror. Spanjolla ‘AS’ ka preferuar të fusë dhe statistika në titullin e saj: “Katër herë kampion në kohë shtesë” është titulli kryesor, ndërkohë që më poshtë gazetarët spanjollë shkruajnë se kombëtarja e Lëvit e meritoi këtë botëror.

Titulli i franezes ‘L’ Equipe’ është: “Dhe në fund është Gjermania ajo që fiton”. Në shkrimin e kësaj media prestigjioze theksohet se gjermanët e lënë lojën vetëm atëherë kur arbitri vërshëllen tre herë, duke sinjalizuar dhe fundin e lojës.

Ndërkohë, për brazilianen ‘O Globo’ titulli kryesor është Gjermania mund Argjentinën dhe shpallet për herë të katërt kampion bote.

Top Channel