Argjentinë-Holandë, reagimet e mediave

10/07/2014 00:00

Finalja e shumëpritur e cila i mungonte Argjentinës që në kohën e Maradonës, i ka shndërruar Messin dhe shokët e skuadrës në heronj.

Pothuajse të gjitha mediat vendase kanë në titujt e tyre fjalën “final” apo “finalist”, por ka dhe nga ata të përditshme, drejtuesit e të cilave të pushtuar nga entuziazmi i tepërt përdorin edhe fjalë si “Të lavdishëm”, “heronj”, “Me zemër të madhe” “Të pashtershëm” dhe në fund ka dhe nga ata që përdorin edhe shprehjen “Dora e Zotit”.

Dhe sigurisht heroi më i madh i asaj mbrëmjeje të paharrueshme për agjerntinasit është portieri Romero. 27-vjeçari zë sërish faqet e para të gazetave, por për herë të parë jo për sjelljet e tij jashtë fushe, por për pritjet e 11-metërshave të Vlaar dhe Snejder.

Në një ndeshje ku Messi dhe lojtarët e tjerë sulmues ishin në hije, portieri i Sampdorias, heroi i fitores, u bë njeriu i kopertinave dhe faqeve të para.
 
Dëshpërimi ndihet dukshëm në faqet e para të gazetave holandeze të cilat shkruajnë për ëndrra të thyera dhe të prishura në mes. Ndryshe nga të tjerat, e përditshmja Nrc.next nuk ka preferuar të vendosë asnjë titull, por ka vendosur një ikonë duke qarë në një sfond i gjithi në portokalli.

Top Channel