Fiton 673 euro me kafshimin e Suarezit

25/06/2014 00:00

Një norvegjez ka fituar 5600 korona (673 euro) pasi kishte vënë bast 100 korona se në këtë Botëror sulmuesi Luis Suarez do të kafshonte dikë, ashtu siç ka bërë edhe dy herë të tjera gjatë karrierës së tij, një herë kur luante me Ajaxin dhe një herë tjetër me Liverpoolin.

“Po shikoja ndeshjen dhe kur e kafshoi, nisën të më vinin mesazhet e shokëve që e dinin që e kisha vënë këtë bast. Ishte shumë argëtuese”, tha bastvënësi.

“Nisa të qesh kur e pashë që e kafshoi, mendova sa budalla është që e bën sërish”, shtoi Richard Helmersen.

Top Channel