Italia, Cassano thyen një gotë në nerva e sipër

24/06/2014 00:00

Kombëtarja italiane e futbollit do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e rëndësishme ndaj Uruguajit. Një humbje do e largonte nga Botërori i Brazilit, ndërsa një fitore ose barazim do e lejonte të vazhdonte më tej. Para një sfide kaq përcaktuese për fatin e tyre, “axurrët” duket se nuk janë aspak të qetë.

Sipas gazetës ‘La Stampa’,  Antonio Cassano nuk e ka pritur mirë mosaktivizimin e tij për asnjë minutë në ndeshjen ndaj Anglisë dhe gjatë një debati me shokët e skuadrës, ka thyer një gotë.

Ishte kapiteni Gianluigi Buffon ai që qortoi sulmuesin e Parmës dhe nuk lejoi situatën të acarohej më tej.

Humbja ndaj Kosta Rikës ka shqetësuar lojtarët dhe tifozët, të cilët e kanë humbur gëzimin që i dhuroi fitorja ndaj Anglisë në ndeshjen e parë të grupit.

Top Channel