E vërteta përtej modelit të flokëve të Ronaldos

23/06/2014 00:00

Përveçse në fushë e lojës ai është një person me mjaft ndikim edhe jashtë saj dhe nuk janë të paktë ata që kërkojnë t’i ngjasojnë.

Në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara, të mbyllur në barazim 2-2, Cristiano Ronaldo u shfaq në fushë me një qethje disi të çuditëshme. Në anë u vunë re dy vija, ku flokët ishin qethur zero. Për shumë ato u lanë si gjetje e momentet e asit portugez, por historia e kësaj qethjeje është krejt tjetër.

Kohë më parë, CR7 dhuroi një shumë të konsiderueshme parash për të mbuluar shpenzimet shëndetësore të një vogëlushi që vuante nga tumori në kokë. Paratë e dhëna prej tij i shpëtuan jetën vogëlushit. Ai iu nënshtrua operacionit dhe sot është i shëndetshëm, por në kokë i ka ngelur shenja e bisturisë, në të njëjtën formë që ishte qethur Cristiano Ronaldo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel