Mediat elozhe për Balotelli-n

15/06/2014 00:00

Fotot e Mario Balotelli-t gjatë shënimit të golit dhe gjatë festës së tij, pas përfundimit të ndeshjes kanë pushtuar faqet e para të gazetave britanike.

“Djali i keq” siç njihet ndryshe Balotelli në ishull është cilësuar nga mediat angleze si lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Super Mario ngrihet dhe rrënon ambicien e Anglisë” është titulli kryesor i “The Indipendet”. Gjatë shkrimit të saj kjo gazetë ka theksuar se edhe pse qëndroi pjesën më të madhe të lojës në gjumë, Balotelli doli në skenë atëherë kur duhej ndihma e tij.

Titulli kryesor i “Sunday Times” është “Mario Magic”,  i “Daily Mail” është: Mario i pamëshirshëm ndëshkon mbrojtjen e ngadaltë, ndërsa ai i prestigjiozes “The Sun” është: “Ndëshkim Italian”.

Përveç Balotelli-t, janë edhe 2 lojtarë të tjetër italian që kanë marrë nota pozitive nga e gjithë media britanike. I pari është Andrea Pirlo, i cili është etiketuar nga mediat angleze si dirigjenti i fitores së Italisë, ndërsa i dyti është Candreva, lojtari që i shërbeu Balotellit gjatë golit të fitores.

Ndërkaq i vetmi nga kombëtarja angleze që ka shpëtuar nga kritikat e gazetave ishte mesfushori 19 vjeçar, Sterling.

Sipas tyre, nëse të gjithë përfshi këtu edhe trajnerin Hodgson do të kishin atë grint siç kishte 19-vjeçari i Liverpolit, atëherë Anglia do të thyente tabunë ndaj Italisë.

Top Channel