Barcelona me trajner të ri

20/05/2014 00:00

Pasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Celta Vigo-s pas një sezoni të suksesshëm, Luis Enrique është emëruar trajner i ri i ekipit të Barcelonës.

44-vjeçari do të rikthehet te klubi ku luajti plot 8 vite nga 1996 deri në vitin 2004, ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe do të zëvendësojë në këtë post Tata Martino.

Klubi i Barcelonës ka lëshuar një deklaratë, të miratuar nga drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, ku bëhej e ditur se Enrique do të ishte trajner i ri. Barcelona mbylli një sezon zhgënjyes nën drejtimin e të larguarit Martino.

Luis Enrique e nisi karrierën e tij në ekipin e dytë të Barcelonës në vitin 2008, më pas kaloi tek italianët e Romës dhe gjatë këtij sezoni që sapo u mbyll ishte nën drejtimin e Celta Vigo.

Me Barcelonën si lojtarë Enrique ka luajtur plot 300 ndeshje dhe ka shënuar 109 gola.

Top Channel