Lahm: Guardiola, trajneri perfekt për ne

16/05/2014 00:00

Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, tha në një intervistë për “Südeutsche Zeitung” se Pep Guardiola është trajneri i duhur për skuadrën bavareze dhe se klubi duhet ta mbështesë atë pavarësisht kritikave shumë të ashpra të kohëve të fundit.

“Guardiola erdhi tek ne në momentin e duhur dhe klubi duhet të ndjekë rrugën e tij”, tha Lahm.

“Nëse duam të luajmë me kundërsulm, Guardiola nuk është trajneri i duhur, por unë mendoj se idea jonë e lojës është perfekte për një ekip dhe një klub si Bayern Munchen”, shtoi kapiteni i kombëtares gjermane.

Lahm mbrojti zotërimin e topit duke theksuar se Bayerni nuk u eliminua nga Reali nga sistemi i lojës.

“Gjatë gjithë sezonit na vlerësuan për faktin që mbanim topin, shënonim shumë dhe pësonim pak gola. E gjthë Europa na vlerësoi. Problemi nuk është sistemi, por zbatimi i mirë i tij”, shpjegoi Lahm.

Top Channel