Duke treguar për Top Channel vendimet e organeve greke, me ane të të
cilave u kerkohet që të sjellin certifikata apo pasaporta me emërtimin
korrekt të toponimeve greke për të rinovuar dokumentat e fëmijëve apo
lejet e tyre të qëndrimit, emigrantë shqiptarë që banojnë e punojnë në
qytetin e Selanikut kanë kërkuar nga organet shqiptare t’i japin
zgjidhje këtij problemi kaq jetik për ta që ka filluar rreth dy vjet më
parë.

“Kam 22 vjet ne Greqi.Kam lindur dy femije ketu ne Selanik dhe problem im eshte ceshtja e toponimeve ne pasaporta se femijeve u kerkohet qe t’u shkruhet Thessaloniki dhe jo Selanik”, thotë Tatiana Vjera, emigrante.

“Kam 22 vjet ne Selanik.Kam formuar familje,kam lindur dy femije .Per problemin qe ne pasaporten shqiptare shkruhet Selanik dhe jo Thessaloniki, mua me perzene nga Greqia, fillimisht me dhane nje afat 24 dite qe te largohem nga Greqia ,me pas me dhane nje vertetim tremujor se femijet ishin ne shkolle me kushtin qe te paraqitesha ne polici cdo nje muaj sikur te isha nje kriminel”, thotë Ilia Salla, emigrant.

“Kam problem me femijet. Me kane lindur ted y ne Selanik. I kane dhene gruas afat deri ne daten 24 janar te largohet nga Greqia vetem per shkak te toponimeve .Pse shkruhet Selanik dhe jo Thessaloniki. Do t’ju lutesha shume autoriteteve shqiptare se po na ndajne nga femijet per se gjalli”, tha Vasil Karroqi, emigrant.

Te mbledhur ne nje prej sallave te prefektures se Selanikut me iniciativen e disa prej perfaqesuesve te forcave politike ne emigrim,dhjetera bashkatdhetare kane theksuar edhe njehere se moszgjidhja e ketij problemi do te shkaterronte gjithe mundin e perpjekjen e tyre ne dy dekada ne shtetin grek. Prej muajsh autoritetet greke u mohojne qindera femijeve te emigranteve te lindur ne Greqi  kalimin e kufirit per shkak te toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre qe jane ne gjuhen shqipe dhe jo ne ate nderkombetare. Se fundmi problem per rinovimin e lejave te qendrimit kane hasur per shkak te femijeve edhe prinderit e tyre,qe nuk rinovojne dot ne disa raste edhe  librezat e tyre shendetsore.

“Kam problemin e vajzes se vogel qe me ka lindur ne Selanik.Me moren ne telefon dhe me thane te vish te paraqitesh me pasaporten qe shkruan Thesaloniki dhe jo Selanik, se ndryshe me thane, do te ike femija ne Shqiperi.Femija im ka nje muaj pa dokumenta dhe po qe se e kapin, ne ikim qe neser ne Shqiperi me gjithese jemi me karta dhjetevjecare”, tregon një tjetër emigrante.

“I bej thirrje shtetit shqiptar te veproje sa me shpejt per ceshtjen e pasaportave sepse po me mbush djali nje vjec dhe akoma nuk I kam nxjerre pasaporte”, thotë një emigrant.

“Kam 20 vjet ne Greqi. Problemi im eshte se kam femijen e vogel ketu dhe ne pasaporten biometrike shkruan Selanik dhe jo Thessaloniki dhe femija ime sot eshte i paligjshem”, tregon një tjetër.

Emigrantet jane shprehur se megjithe premtimet ende nuk shohin hapa konkrete per zgjidhjen e problemit, ndersa periudhat kohore qe u japin ne dispozicion organet greke jane te shkurtra dhe ata detyrohen ti cojne keto ceshtje ne gjykata duke shpenzuar edhe para.

Gjithashtu eshte kerkuar qe Tirana zyrtare te synoje ashtu sic veproi me Belgjiken, nenshkrimin e marreveshjes per njohjen e viteve të punës në Shqipëri e ne Greqi per emigrantet shqiptare.Ne fund te takimit te gjithe te pranishmit kane firmosur nje peticion drejtuar  Ministrise se Jashtme shqiptare dhe per dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama, me ane te te cilit kerkojne pershpejtimin urgjent te procedurave ne menyre qe emertimet e toponimeve ne certifikatat e femijeve dhe pasaportat te jene ashtu sic percaktohen ne marreveshjet perkatese nderkombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA