Xavi, 600 ndeshje me Barcelonën

09/12/2011 17:55

Xavi Hernandez do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen numër 600 me Barcelonën në shtëpinë e kundërshtarit të përjetshëm, Realit të Madridit.

Në stadiumin “Santiago Bernabeu” mesfushori i katalanasve dhe kombëtares spanjolle do të arrijë këtë shifër duke shpresuar të bëjë një paraqitje tjetër të shkëlqyer si ajo e fitores së bujshme 2-6 ku dirigjoi me mjeshtëri goleadën e ekipit të Guardiolës.

31-vjeçari Xavi ka luajtur 599 ndeshje duke mbrojtur fanellën blaugrana në të cilat ka shënuar 42 gola në kampionat.

Me kontratën që i skadon në vitin 2016, mesfushori i talentuar pritet të rrisë edhe më shumë numrin e ndeshjeve të zhvilluara me ekipin ku është rritur dhe të krahasohet me të tjerë flamuj si Ryan Giggs (Manchester United) apo Javier Zanetti (Inter).

Top Channel