Miss Universi, fiton Angola

13/09/2011 12:30

Leila Luliana da Costa Vieira Lopes, 25-vjeçarja nga Angola ka fituar Miss Universin 2011.

Leila është shpallur vajza më e bukur e planetit në edicionin e 60 të konkursit të bukurisë, e zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit.

Angoliania ka lënë pas ukrainasen, brazilianen, vajzën nga Ishujt Filipine dhe kinezen.

Verdikti është dhënë nga 9 anëtarët e jurisë, të cilët kur i kanë kërkuar të flasë për veten, Leila ka thënë: “Jam shumë e turpshme. Mendoj se jam një vajzë që kam bukuri të brendshme.”

Sigurisht, më interesante frazat e saj pas fitores së çmimit: “Dua të punoj për Afrikën. Dua të përfshihem në programe që ndihmojnë fëmijët, të sëmurët me AIDS dhe të moshuarit. Racizmi? Nuk më prek. Mendoj se janë racistët ata që kanë nevojë për ndihmë.”

FOTO GALERI
1/12

Top Channel