Del Piero: Dua të arrij 200 golat

01/11/2010 08:40

Del Piero, me golin e së shtunës ndaj Milanit, shndërrohet në golashënuesin më të mirë të historisë së Juventusit me 179 gola.

Për kapitenin bardhezi, objektivi i radhës “janë 200 golat në Serinë A. Gjithmonë duhet t’i vësh vetes objektiva të reja.”

“Dua të vazhdoj të ndihmoj ekipin tim. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin dhe do të flasim për të ardhmen time tek Juventus”, përfundon Del Piero.

Kontrata e Del Pieros me Juventusin skadon në qershor të 2011.

Top Channel