Interi fiton për të gjashtën herë trofeun “Tim”, në edicionin e tij të 10-të që zhvillohet mes Juventusit, Milanit dhe Interit.
Ndeshja e parë 45 minutëshe mes Interit dhe Juventusit përfundoi me rezultatin 1-0.
Një supergol i holandezit Shnajder mposht juven e Del Nerit e cila dukej e pafuqishme përball kampionëve të Italisë.
Në bazë të formulës skuadra humbëse do të përballej me Milanin dhe ndeshja e dytë mes kuqezinjve dhe Juventusit ndahet me 11-metërsha pas barazimit 1-1 në 45 minuta.
Ronaldinjo zhbllokon rezultatin për Milanin, duke shtangur Storarin me një goditje klasi, por shumë shpejt vjen dhe kundërpërgjigjia e “zonjës së vietër”.
Diego, i shumëpërfoluri i merkatos së Juventusit barazon shifrat në 1-1 duke e çuar takimin në goditjet e 11-metërshave.
Por gabimet e Pepes dhe Amaurit eliminojnë Juventusin me dy humbje nga ky trofe.
Finalja që rezultoi të ishte derbi i Milanos, ishte më shumë një mundësi për lojtarët e rinj të cilët u aktivizuan nga trajnerët e të dyja skuadrave, por rezultati mbeti i bardhë 0-0.
Gjuajtja e 11-metërshave në këtë ndeshje të dytë favorizoi Interin i cili tregoi edhe një herë një formë më të mirë se rivalët e saj diçka më shumë se dy javë nga fillimi i kampionatit.
Top Channel