Italia, çfarë zhgënjimi

20/06/2010 18:05

Italia vë në pikëpyetje kualifikimin teksa në ndeshjen e saj të dytë në Grupin F kundër Zelandës së Re ka marrë vetëm 1 një pikë. Kampionët në fuqi edhe pse zhvilluan një lojë të kënaqëshme nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1.

Zelanda e Re surprizon axurrët që në minutë të 7 të takimit, kur një kros i futur në zonë transformohet në gol nga Shane Smeltz që megjithëse ishte në pozicion të dyshimtë loje u vlerësua i rregullt nga gjyqtari. Zelanda e Re kalon në avantazh 1-0. Kaq u desh për të ndezur motorët e italianëve, të cilët që pas golit të kundërshtarëve të tyre spostojnë lojën në gjysmëfushën zelandeze.

Por paqartësitë në finalizim të italinëve dhe vendosja e mirë e neozelandezëve në prapavijë lënë në fuqi rezultatin 1-0 deri në minutën e 29 të takimit, minutë në të cilën gjyqtari i takimit jep një 11 metërsh, ekzekutimi i të cilit merret përsipër nga Jakuinta që nuk gabon dhe barazpeshon rezultatin. Minutat në vazhdim flasin për italianët të cilët iu afruan edhe disa herë të tjera portës kundërshtare por mrekullitë e portierit Mark Paston ndaluan goditjet e Montolivos dhe De Rosit.

Pjesa e dytë e takimit rinis me Italinë në sulm. Djemtë e Lipit këmbëngulin në gjetjen e golit të avantazhit duke sulmuar gjatë gjithë 45 minutëshit. Ndërkohë që Zelanda e Re, shfrytëzoi mjaft mirë hapësirat e lënë pas prej italianëve duke u shfaqur disa herë rrezikshëm në portën e Marketit, megjithatë edhe ata tregohen të pasaktë në sulm. Ndeshja mbyllet në barazim 1-1.

Pas këtij takimi Grupi F udhëhiqet prej Paraguajit në kuotën e 4 pikëve, i ndjekur nga Italia e Zelanda e Re me 2 pikë dhe Sllovakia 1 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA