Marco Van Basten tërhiqet. Ish-kampioni i Milanit, i cili sipas disa njoftimeve ende të pakonfirmuara, është një prej kandidatëve për të zëvendësuar Leonardon në pankinën kuqezi.
“Për të stërvitur duhet të jesh i lirë në kokë. Dhe unë në këtë moment nuk jam mirë. Kavilja nuk më lejon që të jem në fushë”, deklaroi Van Basten.
Pikërisht ka qënë kavilja që detyroi ish-mesfushorin që të tërhiqej para kohe nga futbolli në moshën 28-vjeçare, pasi kishte shkruar disa nga faqet më të lavdishme të historisë së futbollit.
“Nuk kam folur me asnjë, por kam lexuar për mundësinë për të stërvitur Milanin. U mendova dhe më duket një ide e mirë. Milanin, drejtuesit e tij, njerëzit e tij i kam gjithnjë afër, por në këtë moment kam shumë probleme me kaviljen dhe nuk do ishte e drejtë të dilje në fushë duke çaluar”, theksoi Van Basten.
Top Channel