Shtutgart, Lehman i pergjigjet thirrjes se natyres

10/12/2009 15:00

Nuk mund te quhet me nje cudi qe protagonistet e nje ndeshjeje futbolli, papritur te urinojne ne fushe.

Kjo ka ndodhur para disa kohesh me arbitrin zvicerian Bussaca ne nje ndeshje ne Arabine Saudite por kete here fenomeni eshte vene re ne nje ndeshje te rendesishme te Champions League. 40 vitet qe ka mbi supe portieri Lehman, duket se kane bere punen e tyre, pasi ai nuk ka mundur te duroje deri ne fund te ndeshjes per te urinuar.

Episodi ndodhi ne ndeshjen Shtutgart-Unirea Uzirceni te mbyllur 3-1 ne favor te gjermaneve. Gjate pjeses se dyte, Lehman ka kaluar tabelat publicitare pas portes se tij, duke kryer nevojat personale. Pikerisht ne ate moment kundershtaret u nisen ne kundersulm dhe Lehman nuk e coi dot deri ne fund urinimin pasi u detyrua te kthehej ne porte.

“Isha nervoz si asnjehere tjeter”, tha ne komentin e tij pas ndeshjes gardiani. Nderkohe, menaxheri i Shtutgartit, Horst Heldt tha se kjo skene i kujton Turin e Frances. “Ndonjehere nuk ke mundesi te shkosh ne dhomat e zhveshjes”, theksoi ai. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA