Bosch: Dialog ne kuvend

03/12/2009 10:25

Ambasadori i OSBE ne Tirane Robert Bosh gjate nje deklarate te shkurter per mediat tha se ka ardhur koha per dialog te qendrueshem nga te dyja palet.

“Dialogu duhet te filloje ne Kuvend”, theksoi Bosch.

Ndersa ne lidhje me akuzat qe po shkembejne me njeri tjetrin kryeministri Sali Berisha dhe kryetari socialist Edi Rama ambasadori i OSBE sugjeroi se palet qe si qeveria dhe opozita duhet te perdorin nje gjuhe me te bute.

“Nuk mund te them shume ne kete moment, por ka ardhur koha qe te shohim nje dialog politik te qendrueshem. Normalisht ne parlament. Dhe ka ardhur koha qe te dyja palet te afrohen  me njera –tjetren, duke perdorur nje gjuhe me te bute”, tha Bosch.

Top Channel