E mërkurë, 03 Korrik 2019
01:40
Glover: Cikli i procesit zgjedhor nuk ka mbaruar ende

Drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019, Audrey Glover theksoi në një intervistë ekskluzive për DW se nuk ka përfunduar ende gjithë cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke parë me shumë interes ankimimet, që janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi, u shpreh ajo.

E martë, 02 Korrik 2019
19:48
PD: Votat u manipuluan/ Komente për mospërputhjen e shifrave

Partia Demokratike denoncoi se në Tiranë në 30 qershor është manipuluar 1/3 e pjesëmarrjes, ndërsa akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk shfaq të dhënat online, me qëllimin manipulimin e rezultatit.

19:47
Votuan 771.863 zgjedhës/ PS mori 714.741 dhe Bindja Demokratike 29187 vota

21.6 përqind e mbi 3.5 milionë shtetasve shqiptarë, me të drejtë vote zgjodhën sipas shifrave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të shprehur vullnetin e tyre, në kutinë e votimin në zgjedhjet e 30 qershorit.

18:04
KQZ: Numërohet në 4 bashki, ja rezultatet për bashkitë e tjera

Numërimi i votave për zgjedhjet e 30 qershorit vazhdon ende, ndërkohë që kanë mbetur vetëm 4 bashki ku nuk kemi ende rezultat.

15:23
Rama falenderon policinë: U evitua plani antikombëtar

Kryeministri Edi Rama falënderoi efektivët e policisë së shtetit për atë që ai e vlerësoi si përkushtim, dinjitet, profesionalizëm, gjatë një ngarkesë të jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike, në këto muajve të trazuar që kaloi vendi.

10:20
Kryebashkiakët e PD në zyrën e Bashës, pas 30 qershorit duhet të lënë zyrat

Me përfundimin e votimeve të 30 qershorit dhe shpalljes fituese të Partisë Socialiste në 60 nga 61 bashkitë e vendit, kriza politike pritet të përqëndrohet edhe te bashkitë që për katër vite u drejtuan nga opozita.

09:53
Veliaj falenderon votuesit: Tirana u kry!

Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka falenderuar votuesit pas konfirmimit për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës. Duke falenderuar kandidatin e Bindjes Demokratike, Arben Skënderajn, Veliaj thekson se është koha për t’i përveshur sërish mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive.

09:19
Mbyllet numërimi në Tiranë, sa është diferenca e votave të Veliajt nga 2015

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për bashkinë e Tiranës. 919 kutitë janë numëruar dhe kandidati i PS, Erion Veliaj është shpallur fitues me 94.21% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skënderaj i Bindjes Demokratike, ka siguruar vetëm 5.79% të votave

00:25
Pustec/ Bashkia ku pati garë të vërtetë

Ndryshe nga 60 bashkitë e tjera të vendit në Pustec u bë një garë e vërtetë elektorale.

E hënë, 01 Korrik 2019
21:33
Mbyllet procesi i votimit në Durrës e Shkodër/ Fiton PS

Ka përfunduar procesi i votimit në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Shkodrës.

21:26
Publikohet shifra, sa qytetarë ‘dogjën’ votat në Tiranë

Top Channel ka zbardhur shifrën e votave që janë konsideruara të pavlefshme në bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për 11 njësitë administrative të Tiranës, ku nuk përfshihen njësitë që mbulojnë zonat që i janë bashkuar bashkisë pas reformës administrative të vitit 2015-të.

21:17
SHBA për 30 qershorin: Procesi i qetë, për kundërshtime prisni Gjykatën Kushtetuese

Pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore ditën e djeshme ambasada e SHBA ka dalë me një deklaratë publike.

20:50
Lulzim Basha: Kriza politike është thelluar; Rama duhet të largohet

Edhe pse pjesëmarrjen e ulët në votimet e 30 qershorit e konsideroi fitore të aksionit opozitar, Lulzim Basha u shpreh sot në mbrëmje nga selia blu se kriza politike në vend është thelluar. Ai bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama, largimin e të cilit e konsideroi qëndrim të pandryshuar të opozitës.

18:01
Peshkopi, zgjidhet Dionis Imeraj/ Mbyllet numërimi edhe në Burrel, Bulqizë dhe Klos

Në bashkitë e qarkut të Dibrës sipas rezultateve paraprake të KQZ rezulton se për bashkinë e Dibrës në 116 kuti të numëruara, Dionis Imeraj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 12 824 vota, ndërsa Shkëlzen Qoka i Bindjes Demokratike rezulton me 2549 vota.

17:53
Raporti i OSBE: Gjykata Kushtetuese, e vetmja që vendos për dekretet e Presidentit

Në raportin me përfundimet paraprake për votimet e 30 qershorit, OSBE flet edhe për dekretet e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e parë për zgjedhjet lokale dhe më pas nxjerrjen e një tjetër dekreti ku zgjedhjet përcaktoheshin më 13 tetor.

17:53
Zgjedhjet vendore/ Mbyllet numërimi në Korçë

Qarku i Korçës ka mbyllur numërimin e të gjitha votave, mes ditës e së hënës. Votimet janë zhvilluar në të gjashta bashkitë e këtij qarku.

17:36
Përfundon numërimi në Malësinë e Madhe, në Shkodër vijon ende

Në qarkun e Shkodrës në garën për bashkinë e Malësisë së Madhe pas përfundimit të numërimit të gjitha kutive të votimit, për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, 80 në total, rezulton se Tonin Marinaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7 772 vota ose 94,04%, kurse Pjerin Spathari i Bindjes Demokratike ka marrë 493 vota ose 5,96% të votave të vlefshme.

17:25
Zgjedhjet vendore/ Mbyllet numërimi në Fier

Qarku i Fieri ka mbyllur numërimin e kutive të votimit për të gjashta bashkitë. Përveç Bashkisë së Mallakastrës, e cila kishte dy kandidatë, bashkitë e tjera kanë pasur vetëm një kandidat.

17:20
Zgjedhjet në qarkun e Vlorës/ Përfundon numërimi në Sarandë, Selenicë, Himarë dhe Delvinë

Në qarkun e Vlorës, numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës, ka mbaruar në 5 bashki.

17:10
Kukës, Tropojë e Has, me PS /Zgjidhen kryebashkiakët pa rivalë nga PD e LSI

Qarku i Kukësit ka tre bashki, Tropojën, Hasin dhe Kukësin.

16:35
Mbyllet numërimi në disa bashki, ja rezultatet sipas KQZ deri në 16:30

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një pjesë të mirë të Bashkive. Nga rezultatet e deritanishme rezulton se fitues kanë dalë kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste.