Pas regjistrimit të 4,003 rasteve të reja me koronavirus, Gjermania regjistron 107,663 raste të konfirmuara, bëri të ditur Instituti Robert Koch i sëmundjeve infektive.

Sipas tij, numri i viktimave, megjithatë, mbetet i ulët: 2,016.

Shumë ekspertë thonë se norma relativisht e ulët e vdekjeve në Gjermani mund të jetë rezultat i testimeve të shumta.

Gjermania kryen rreth 350,000 teste në javë, shumë më shumë se çdo vend tjetër evropian.

36,081 janë personat e shëruar të cilt janë rikthyer në shtëpi, por nga ana tjetër lajmi i keq është se 4,895 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Top Channel