Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ishte i ftuar Astrit Patozi, kryetari i partisë Bindja Demokratike.

Patozi ka dalë kundër Berishës dhe ka mbështetur Bashën në lidhje me qëndrimet që ata kanë.

Patozi: Sali Berisha ka qëndrime radikale dhe insiston tek qëndrimet radikale të cilat nuk janë në konvergjencë me qëndrimet publike të fundit të Lulzim Bashës.

Unë nuk di të ketë pasur debati midis Bashës dhe Berishës, di vetëm që Lulzim Basha ka kapitulluar përpara çdo lloj qasje, ose edhe përpara  llogarive të veta që në rast se humbet Ilir Metën, humbet çdo lloj shansi për të shpresuar për të ardhur në pushtet.

Top Channel