Deputetja Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të jetë në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 2025-ës.

Juli Xhokaxhi: Dua t’ju bëj një pyetje realiste dhe pragmatiste në fakt pavarësisht se nuk do të duhej të ishte kështu, pas dakordësisë së arritur mes palëve të parlament akuzat që erdhën, akuzat e Berishës, Bashës, edhe zërat e korridoreve,  çfarë folën, emrat e kandidatëve në lista. Jorida Tabaku prej disa kohësh e barasdistancuar nga palët brenda PD, ku është sot dhe a do të jeni në listat e kandidatëve vitin tjetër

Jorida Tabaku: Po të kisha qenë pragmatiste edhe unë, do të kisha bërë një zgjidhje të sigurt, por unë do të kisha bërë një zgjidhje, nuk e besoj që shumë nga kolegët deputetë janë duke e bërë këtë zgjidhje,  besoj që atë thirrje që unë kam bërë tre vite më parë për një PD të bashkuar është pjesë pjesë duke marrë formë. Unë kam qenë që fëmijë pjesë e PD, kam që në 2009 e përfshirë në politikën aktive, në 2013 deputete, nuk ka rëndësi fare ku është Jorida nesër, për sa kohë jam në politikë do të vazhdoj sigurisht që të kontribuoj në maksimumin tim siç kam bërë gjithmonë.

Juli Xhokaxhi: E merrni parasysh që në 2025 duke mos u atashuar plotësisht mes dy grupimeve mund të jeni jashtë listave?

Jorida Tabaku: Po e them dhe njëherë, nuk ka rëndësi se ku jam unë nesër, patjetër është një investim për mua, për PD dhe për të gjithë, ndoshta mund të ngelem dhe idealiste duke thënë që nuk ka rëndësi sot oferta politike, që ka rëndësi të ndryshojë mendësi, edhe këto diskutimet që po bëjmë ne bashkë, qoftë për SPAK, qoftë për të tjera nuk më japin mua luksin që të jem e…, e vërteta nuk preferohet nga të gjithë, të jem e preferuar nga të gjithë, të paktën nga një grup kolegësh të cilët ne kemi bërë një betejë, por edhe ndaj atyre që na kanë votuar për të qenë në lartësinë e detyrës, për të bërë opozitë. Sigurisht që në dëshirën time është t vazhdoj të kontribuoj në politikë për aq mundësi sa kam për ta ndryshuar politikën dhe shpresoj që të shkojmë drejt asaj oferte të përbashkët politike.

Top Channel