E paimagjinueshme! Pacientja luajti në violinë, teksa kirurgët i hoqën tumorin në tru

20/02/2020 10:00

Të luash në violinë, në një sallë operacioni, teksa kirurgët të operojnë në kokë, tingëllon si një imagjinatë çmendurisht e shfrenuar, por ja që ndodhi vërtet.

Në King’s College Hospital, pacientesd Dagmar Turner-it iu kërkua nga stafi mjekësor që të luante në violinë në mënyrë që gjatë heqjes së tumorit të mos dëmtoheshin aftësitë e saj muzikore.

Tumori ndodhej në lobin e djathtë frontal, shumë pranë zonave të trurit që kontrollojnë lëvizjet delikate të dorës së majtë.

“Violina është pasioni im. Fillova të luaj që kur isha 10 vjeçe,” tha Turner pak ditë më parë. “Ideja se mund të mos luaja më kurrë muzikë më theu zemrën.”

Po doktorit Keyomars Ashan, neurokirurg i shkrepi në mendje diçka fantastike:

“Ne heqim rreth 400 tumorë në vit dhe shpeshherë u bëjmë pacientëve teste të gjuhës, por kjo është hera e parë që i kam kërkuar një pacienti të luajë një instrument,” tha ai.

Kirurgët hoqën me sukses 90% të masës tumoriale pa dëmtuar aftësitë motorike të Turner. Ajo u kthye në shtëpi pas tre ditësh.

 

 

Top Channel