DENVER, CO - NOVEMBER 14: Kyrie Irving #11 of the Brooklyn Nets looks on against the Denver Nuggets on November 14, 2019 at the Pepsi Center in Denver, Colorado. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2019 NBAE (Photo by Garrett Ellwood/NBAE via Getty Images)

Sezoni i parë i Kyrie Irving në radhët e Brooklyn Nets po rezulton të jetë një “fiasko” e vërtetë. 27-vjeçari mezi ka luajtur 20 nga 53 ndeshje në këtë sezon dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e papërcaktuar saktë, nëse u referohesh fjalëve të trajnerit të tij, Kenny Atkinson: “Shpatulla vazhdon ta shqetësojë. Koha për të parë një specialist tjetër.”

Është përfolur madje që Irving nuk do të luajë përsëri në pjesën e mbetur të sezonit. Irving tashmë ka humbur 33 ndeshje këtë vit për shkak të dëmtimeve në shpatull dhe gju.  Gjithashtu ka shkaktuar polemika që vënë në dyshim lidershipin e tij në skuadër.

“Do të vazhdoj të vazhdoj të kërkoj shumë te vetja dhe te shokët e skuadrës. Nëse i rreptë si udhëheqës për dike, më mirë të qëndrojë jashtë dhomave të zhveshjes. Është kaq e thjeshtë,” – do të deklaronte Irving pas një humbjeje.

Përtej mesatares së shifrave më të mirë të karrierës së tij (27.4 pikë, 5.2 “rebound” dhe 92% të saktësi në gjuajtjet e lira), është fakt që Nets po luajnë shumë më mirë kur ish-basketbollisti i Celtics dhe Cavaliers nuk është mbi parket.

Top Channel