Shënoi dy gola, Uzuni zgjidhet më i miri i javës në Kroaci!

18/02/2020 22:38

Myrto Uzuni jo vetëm që i dha tre pikët Lokomotivës së Zagrebit por u shpall edhe njeriu i ndeshjes, falë dy golave që realizoi fundjavën e kaluar ndaj Istras,

Megjithatë vlerësimet për futbollistin e kombëtares kuqezi nuk përfunduan me mbylljen e atij takimi, pasi 24-vjeçari është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci, madje është zgjedhur për herë të dytë në këtë sezon nga media “Instatsport” si lojtari më i mirë i javës në Kroaci. Uzuni po kalon një moment të shkëlqyer te Lokomotiva e Zagrebit teksa në këtë sezon është aktivizuar në 17 takime dhe ka shënuar 5 gola.

Uzuni shpreson të ndjekë gjurmët e Lirim Kastratit që u transferua zyrtarisht ditën e hënë te Dinamo e Zagrebit.

Top Channel