Kjo foto ekskluzive e siguruar nga Top Channel tregon paratë dhe pistoletën e sekuestruar Vadimir Gjutës.

Siç shihet nga foto sasia e parave është në euro dhe paund anglez si edhe dollarë.

Bashkë me pistoletën është sekuestruar edhe një dorezë hekuri që përdoret për të shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu është kapur me një karikator me fishekë dhe 22 fishekë pistolete me vete.

  Arrestimi i Vladimir Gjutës, iu kap edhe një sasi e madhe me euro. Zbulohet shuma

Vladimir Gjuta u kap sot nga gardistët ndërsa zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS në afërsi të selisë rozë.

40-vjeçari, një emër i njohur kryesisht 5-vitet e fundit, veçanërisht sa i takon një hetimi të nisur te ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërthimin me tritol të kryer ndaj farmacisë të babit të ish-ministrit Tahiri u lirua nga paraburgimi më 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.

Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

  Me kapele Louis Vuitton dhe çantë Gucci, dëshmitarët tregojnë momentin e ndalimit të Vladimir Gjutës

Top Channel