Filmat e regjisores Elini/ Arkivi shtetëror i filmit risjell dy prodhimet për fëmijë

24/01/2020 20:07

Aktualisht filmi shqiptar është duke u shfaqur në kryeqytetin austriak, në Vjenë. E më vonë disa filma shqiptarë do të vijojnë shëtitjen e tyre në disa nga kryeqytetet kryesore të Evropës.

Duke e parë kinemanë e para viteve ’90, ajo ngjan naive. Por aty ka elementë pafund ku mund të kapesh, t’i studiosh apo të ngesh një memorie. Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit e ktheu vëmendjen nga regjisorja Adriana Elini. Ai na solli në vëmendje dy filmat e saj për fëmijë; “Çdo vijë një vizatim” dhe “Fanfara e të vegjëlve”. E veçanta është që dëgjohej edhe zëri i fëmijëve çka ndodh të mos ishte e zakonshme në filmat e asaj kohe.

Përveç këtyre filmave për fëmijë u transmetua edhe dokumentari tjetër i saj “Shtëpitë malore të pushimit”. Filmat i përkasin viteve 1976, 1984 dhe 1985. Pavarësisht përkushtimit të saj Elini ndejti brenda kuadrit të dokumentarit. Ajo si regjisore nuk prodhoi asnjë film artistik.

Kristaq Mitro, regjisor

Ajo në ato që bëri ishte poete. I vizatoi gjërat mirë. Të emociononte. Dinte të raportet në mizanskenë,  njihte mjeshtërinë e aktorit. Por të themi të vërtetën Kinostudio kishte edhe gjëra negative. Nuk e stimulonin. Kishte shumë që nuk e deshën, t’i themi gjërat tamam dhe të mos i ëmbëlsojmë.

Etleva Xhajanka, vajza e Adrianës

Sot unë e shoh që mamaja ime vjen në pozitat e një gruaje që me të vërtetë ka luftuar, ka kapërcyer shumë vështirësi dhe ka zgjidhur vetë çdo problem. Ka ditur të zgjedhë dhe të zbulojë të bukurën në atë kohë të vështirë.

Atalanta Pasko, regjisore montazhi

Adriana nuk kishte kohë dhe kur të shpjegonte një gjë, ose kur takoheshim qoftë edhe për të bërë një fotografi, qoftë edhe për të folur gjithçka të jepte një gjë shumë të shtrenjtë, që ishte koha.

Top Channel