Hysaj titullar, Napoli kalon në fazën tjetër të Kupës

14/01/2020 17:14

Elseid Hysaj është rikthyer në titullar me skuadrën e Napolit në katër takimet e fundit, ku edhe sot luajti 90 minuta në fitoren 2-0 kundër Perugias në kupë.

Lorenzo Insigne ishte njeriu i ndeshjes ku shënoi të dy golat për ekipin e tij dhe të dy ishin nga penalltia në minutën e 26 dhe 38-ë.

Pjesa e parë do të mbyllej me një tjetër penallti të dhënë, duke e çuar numrin total në tre dhe këtë herë ishte për miqtë që nuk arritën të shënonin.

Hysaj mund të përballet në 1/16 e kupës me Lazion e cila luan në orën 18:00 kundër Cremonese.

Top Channel