Ditën e sotme në emisionin “Top Talk” me Denis Dyrnjaja ka qenë i ftuar analisti Frrok Çupi i cili ka bërë një parashikim të fortë, duke u shprehur se Albin Kurti nuk do të bëhet kryeministër.

Frrok Çupi:

Në vështrimin tim një ngërç në formimin e qeverisë së Kosovës unë e kisha parë ose si me thënë ishte e paraparë.

Për arsye të dy faktorëve madhor, faktori i parë është kriza e cila në çdo moment, ku realisht në Kosovë kishin një krizë të pa shpallur por kishin krizë besimi ndaj partive tradicionale dhe kjo ishte një krizë. Gjithmonë krizat formojnë pa siguri politike.

Fitorja e Vetëvendosjes ishte një pasqyrë e krizës, ishte për inat të vjehrrës dhe filozofia e VV-së është një filozofi jashtë realitetit, tha Çupi.

Unë kam një intuitë që ai nuk ka për ta marrë kurrë përgjegjësinë e ndërtimit të një qeverie se nuk mund ta bëjë, vijoi ai.

Dyrnjaja: Ju po thoni që nuk do bëhet kurrë kryeministër?

Çupi: Kam përshtypjen se jo.

Top Channel