LDK-VV, nuk ka marrëveshje! Dështon edhe takimi i së shtunës Kurti-Mustafa

15/12/2019 12:20

Një takim tjetër mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk dha rezultate për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike.

Dështimin në arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar pas takimit Kurti-Mustafa, Glauk Konjufca i LVV-së dhe Avdullah Hoti i LDK-së,

“E gjitha çka mund të them për sonte, se nuk pati marrëveshje dhe duhet të shohim në ditët e ardhshme si duhet të veprojmë. Ne po vazhdojmë takimet nuk e kemi përmbyllur ende. Kaq mund t’iu them tani besoj që ditëve të ardhshme do të takohemi…Nuk është përfunduar ende krejt, nuk kemi ardhur deri tek një konkludim. Jemi pajtuar se duhet të vazhdohet më tutje në arritjen e një marrëveshje”, tha Konjufca.

Dy takimet e së premtes dhe së shtunës mes dy liderëve Albin Kurti dhe Isa Mustafa  nuk arritën në një kompromis për  të formuar qeverinë e ardhshme edhe pse këto forca politike që morën shumicën e votave në zgjedhje prej dy muajsh janë pajtuar për çështjet e programit qeverisës

Top Channel