Qeveria, peng për Presidentin/ Kurti dhe Mustafa nuk po bien dakord se kujt i takon

11/12/2019 16:41

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pohoi se brenda kësaj jave, lideri i kësaj force politike Albin Kurti do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa me qëllim finalizimin e marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Por nëse LDK vazhdon të insistojë për presidentin atëherë alternativa e vetme sipas Haxhiut është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Lidhur me pretendimet se koalicionin ndërmjet VV-së dhe LDK-së po e lë pezull edhe ndarja e disa ministrive, Haxhiu tha se kjo nuk qëndron, pasi sipas saj të gjithë ministrat pavarësisht se cilit subjekt i përkasin, “llogarinë” do ta japin tek kryeministri I ri, Albin Kurti. takimi i fundit që u zhvillua Kurtit dhe Mustafës ka ndodhur më 2 dhjetor, dhe që prej asaj dite, nuk ka pasur më asnjë takim tjetër mes tyre.Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit e ka bërë më 27 nëntor.

Top Channel