Llogaritë për Euro 2020, biletat kualifikuese të nëntorit

17/10/2019 10:23

Plot 6 kombëtare janë kualifikuar për fazën finale të Europianit 2020 që ka hyrë në një pikë kulmore dhe pret biletat e radhës në dy ndeshjet e nëntorit, në disa prej sfidave që konsiderohen si finale.

Në turneun e verës së ardhshme marrin pjesë 24 ekipe, 20 që vijnë nga grupet dhe 4 të tjera do të vijnë nga Play off në Pranverë, aty ku Kosova shpreson vërtet se do të mund të marrë një pas historik.

Një detaj i veçantë i shortit të 30 nëntorit në Bukuresht është se 4 sfera do të jenë enigmë, dhe do etiketohen sipas 4 numrave të play off. në grupin A Anglia pret të fitojë me malin e Zi ndërsa në 14 nëntor në po të njëjtën orë, Kosova impenjohet në transfertën më të rëndësishme në histori, atë me Çekinë ku luan kualifikimin.

Dy sfida të lehta presin Portugalinë për të evituar Play off, ndërsa në grupin C Holanda dhe Gjermania kryesuese, duhet të mbajnë pas krahëve Irlandën me 3 pikë më pak. Kroacia ndërkohë ka nevojë për vetëm 1 pikë për tu kualifikuar ndërsa në grupin F, kualifikimi i Spanjës ka lënë vetëm 1 biletë mes Rumanisë dhe Suedisë që përplasen direkt. në grupin H dhe I lojërat e mbyllura për kualifikimin.

faza finale e Euro 2020 nis me ndeshjen e parë në Romë, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja e madhe luhen në Londër.

Top Channel