Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo këmbënguli se nuk është i fiksuar pas thyerjes së rekordeve, pasi ato vijnë natyrshëm për të.

Me golin e shënuar kundër Ukrainës këtë të hënë, me bluzën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo u konfirmua si futbollisti i rekordeve.

Ai shënoi golin e 700-të si profesionist që nga viti 2002, në 974 ndeshje.

Me bluzën e Portugalisë, Ronaldo shënoi golin e 95-të. Ndërsa në karrierën e tij CR7 ka realizuar 64% të golave me bluzën e Real Madrid.

Madje nga totali i golave, ai ka shënuar 441 me këmbën e djathtë, 129 me të majtën, 127 me kokë dhe dy në pozicione të ndryshme.

Top Channel