Midtjylland do të jetë skuadra me të cilën Egnatia do të bëjë debutimin e saj në Fazën e Ligës në Conference League.

Trajneri i skuadrës daneze, Mike Tullberg në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të kësaj ndeshjeje vlerësoi në maksimin skuadrën kampione të Shqipërisë duke theksuar se kanë respektin më të madh.

‘Fillimisht dua të përgëzoj Egnatian, për faktin që është kualifikuar për herë të parë, e di që ka fituar tre tituj kampionë dhe sigurisht ka respektin tonë. Ndonjë pikë të fortë të kundërshtarit? E them me respektin më të madh,  ne gjithmonë përqendërohemi te loja jonë, jo te kundërshtari kushdo që të jetë, kështu që do të bëjmë edhe të enjten do të jemi të fokusuar vetëm te ndeshja-tha Tullberg

Përkrah trajnerit të skuadrës daneze ishte edhe mbrojtësi Sorensen që vuri theksin te eksperienca evropiane e Midtjylland në këtë përballje me Egnatian.

‘E kemi përvojën në arenën evropiane, dhe besoj që kjo do të na ndihmojë. Ne do të bëjmë lojën tonë. Loja jonë do të jetë e drejtpërdrejtë, agresive, ky është plani ynë, ne do të jemi të fokusuar në atë që do të bëjmë’-deklaroi Sorensen

Top Channel