Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat deri në 21 vjeç do të ketë në mes të këtij muaji një përballje sa emocionuese, po aq edhe vendimtare në eliminatoret e Europianit.

Në 15 tetor në Elbasan Arena do të zbresin shqiptarët e Kosovës si kundërshtarë të grupit C, skuadër që kryeson së bashku me Anglinë dhe Austrinë.

Albion Ademi, futbollisti i Inter Turkut që përfaqësoi Finlandën në të gjitha nivelet e moshave para se të zgjidhte përfundimisht Shqipërinë, mendon se 3 pikët janë objektiv i arritshëm.

Në të njëjtën linjë dhe Enis Çokaj, futbollisti që militon me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat.

Shqipëria ndodhet në vendin e 5 në eliminatoret e Europianit të 21 vjecarëve, me vetëm 2 pikë në 4 ndeshje të luajtura.

Top Channel