Banania është një burim ushqimor shumë i mirë për fëmijët, dhe është një frutë i përsosur për të qenë një nga ushqimet e para të fëmijës.

Banania është quajtur ushqimi i përsosur i natyrës, pasi ajo përmban shumë vlera ushqyese jetike për fëmijën. Komponentët më të rëndësishëm të saj janë kalciumi dhe fibrat. Ato gjithashtu janë një burim shumë i mirë vitaminash si: vitamina B6, vitamina C dhe vitamina B2.

Disa fëmijë mund të jenë alergjikë ndaj Lateksit, dhe nëse fëmija juaj e ka një histori të tillë duhet të komunikoni me mjekun tuaj para se t’ia jepni bananen atij.

Nutricionistja Matina Çobo na tregon format se si duhet dhënë bananet fëmijëve dhe nga cili muaj mund ta konsumojnë atë.

Top Channel