US President Donald Trump speaks to the press before boarding Air Force One in Morristown, New Jersey, on August 18, 2019. (Photo by Nicholas Kamm / AFP) (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien, në postin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.

“Kam punuar për kohë të gjatë me Robertin. Ai do të bëjë një punë fantastike”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

O’Brien ka qenë më herët i dërguar special i presidentit për Çështje të Pengjeve në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai do jetë Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara pasi Trump shkarkoi John Boltonin nga ky post.

Posti i këshilltarit të sigurisë kombëtare nuk kërkon konfirmim të Senatit. Këshilltari i sigurisë kombëtare jep këshilla për çështjet e mbrojtjes, të sigurisë dhe diplomacisë dhe është pozicioni më i lartë i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare.

Më 10 shtator, presidenti Donald Trump, shkarkoi këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, duke thënë se shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë nuk janë më të nevojshme. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham u tha gazetarëve se “Presidentit nuk i kishin pëlqyer shumë politikat e tij dhe se ata kanë pasur mospajtime”.

Top Channel