Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar hyrjen e 46.2 tone produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar

Gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se 2 ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës, më konkretisht:

“Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp).

Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj),”-njofton AKU.

Top Channel