Vitet e fundit kemi dëgjuar gjithmonë dhe më shumë që shumë mjeke po largohen nga Shqipëria për arsye të ndryshme siç janë kushtet e vështira në punë, mungesa e sigurisë dhe sigurisht pagat shumë të ulëta.

Viola Shano është mjeke transfuziologe ka ardhur nga Tirana në spitalin e Lezhës për të zbatuar kontratën e saj me Ministrin e Shëndetësisë ajo tregon se e ka shumë të vështirë këtë pasi dhe pagesat ne sistemin e shëndetësisë janë thuajse të papërfillshme.

Mimoza Luzati, kardiologe e re në spitalin e Lezhës e ardhur gjithashtu dhe kjo nga Tirana tregon vështirësitë me të cilat përballen mjekët në vendin tonë dhe arsyet që i shtynë ato për tu larguar jashtë vendit.

Rezultati që prekim çdo ditë e më shumë në realitetin tonë shëndetësor është se ndërsa tregu Europian po rrit kërkesën për mjeke, sistemi shëndetësor shqiptar po zbrazet.

Top Channel