Champions për Femrat/ Për herë të parë një skuadër shqiptare në eliminatoret e Europës

11/09/2019 00:15

Për hërë të parë në historine tonë, një skuadër shqiptare e futbollit te femrave do të luajë në raundin e eleminator të 32 ekipeve më të mira të Europës.

Ditën e mërkure, në “Loro Boriçi”, vajzat e klubit të Vllaznisë do të luajnë përballë nënkampiones së Danimarkës, Fortuna Hjorring, në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Një ndeshje e vështirë, por stafi drejtues dhe futbollistet shkodrane, premtojnë se do të arrijnë një rezultat pozitiv.

Përballja në fjalë do të luhet në oren 18:00 dhe klubi i ka bërë thirrje tifozërisë për mbështetje. Hyrja në stadium do të jete falas.

Top Channel