Institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë asnjë përfaqësues shtetërorë të cilitdo shtet tjetër, të beje fushatë në territorin e saj në kohën kur vendi është në procesin zgjedhor.

Këtë deklaratë, zyrtarët e qeverisë së dorëhqur e bënë pas paralajmërimeve të disa autoriteteve në Beograd që thanë se do të vizitojnë Kosovën, në kohën kur ajo po shkon drejt mbajtjes së zgjedhjeve në 6 tetor.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm , Behgjet Pacolli, i tha radios “Evropa e Lirë” së nuk do t’i jepet leje për të hyrë në Kosovë asnjë përfaqësuesi të vendeve të tjera, në veçanti të zyrtarëve serbë që duan të organizojnë fushatën atje.

Të tilla paralajmërime janë të kuptueshme, sepse ata e kanë gjithmonë tendencën të tensionojnë situatën e të krijojnë tensione të brendshme, por institucionet kosovare nuk do të lejojnë që procesi zgjedhor të dëmtohet, u shpreh ai.

Përveç listës serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar me ndihmën e të cilit është krijuar, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit tashmë është paraqitur edhe koalicioni Liria (Sloboda), i cili përbëhet nga dy parti politike serbe, Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës.

Deri më 6 shtator, kur përfundon afati i certifikimit të partive, pritet të lajmërohet për pjesëmarrje në zgjedhje, të paktë edhe subjekti politik tjetër i serbëve, Partia e Pavarur Liberale.

Irida Vasia

Top Channel