Subjektet politike kanë afat nga 25 shtatori e deri më 4 tetor për prezantimin e programit qeverisës para qytetarëve për zgjedhjet e 6 tetorit.

Për këto zgjedhje, Komisionin Qendror Zgjedhor ka kërkuar një buxhet prej 5 milionë e 689 mijë euro, apo afër dy milionë më shumë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2017, kur Qeveria ra si pasojë e nënshkrimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.

Kjo rritje e buxhetit, është kërkuar nga KQZ-ja për shkak të rritjes së pagës në sektorin publik.

Mesnata e kësaj te premte është afati i fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.

Ndërkohë, thyerja e parë ka ndodhur mes LDK-LVV, të cilat ishin afër bërjes së koalicionit, pasi dyja palët e duan postin e kryeministrit.

Top Channel