Në kuvendin e nëntë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetar partie për herë të tretë është zgjedhur Isa Mustafa.

Por, kandidati për të zhvilluar fushatën zgjedhore për kryeministër ende nuk është bërë i ditur.

Mustafa ka thënë se kandidati do të përzgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm, ndërsa ka theksuar se si parti i kanë vendosur vijë të kuqe PDK-së për një koalicion të mundshëm.

Ai ka folur edhe për ndikimin e Kosovës në rajon, duke thënë se me askënd nuk do të diskutohet për ndryshime kufijsh.

Të pakënaqur me procesin zgjedhor dhe zgjedhjen e vetë Mustafës, dolën Fatmir Sejdiu që pretendonte postin e kryetarit, por nuk arriti as t’i marr votat e nevojshme për të qenë kandidat dhe anëtarja tjetër e partisë Melihate Tërmkolli.

Megjithëkëtë, nënkryetari i partisë Lutfi Haziri ka thënë se në LDK nuk ka rivalitet mes anëtarëve.

Derisa ka mohuar supozimet se do t’i hyjë garës për të qenë kandidat për kryeministër.

Tashmë disa muaj para zgjedhjeve kjo parti është përballur me probleme brenda degëve në qytete të ndryshme, ku ka pasur përplasje fizike mes anëtarëve lidhur me strukturat udhëheqëse brenda tyre.

Top Channel