Një djalosh tre vjeçar i ka mbijetuar një hedhjeje nga një ballkon në katin e gjashtë të një pallati në Kinë, pasi fqinjët e pritën atë me një çarçaf të madh.

Videoja e incidentit tregonte djaloshin e varur jashtë ballkonit që përpiqej të ngjitej sërish, ndërkohë që këmbët dhe duart i rrëshkisnin. Disa momente më vonë, ai lëshohet dhe bie ndërkohë që çarçafi i madh ishte hapur poshtë.

Ngrita kokën lartë dhe pashë fëmijën që ishte varur atje. Reagimi i parë ishte të gjeja diçka për ta pritur – thotë një prej banorëve që kishte nxituar në vendngjarje.

Sipas mediave kineze, djaloshi nuk është lënduar. Incidenti ndodhi ndërsa ai ishte vetëm në shtëpi, ndërkohë që gjyshja kishte shkuar në dyqan.

Top Channel