“Zefi i shtruar në psikiatri nga Sigurimi e Ndoci me 40 mijë këngë”, ironia e Demaliajt: Frederiku i internuar këndonte në Tiranë, kur e dërgoi Foto Çami te Ramizi…

21/05/2024 23:09

Nga Ilir Demaliaj

Nuk mund të nderosh një njeri më shumë se me të vërtetën

Plato.

Në Shqipëri ose gënjehet në mënyrë të paturpëshme që tashmë është modë në cfaqjen  ekranet televizive VIP, ose gjëndja psiko-mendore aluchinante është aq rëndë, sa deliri mithomanise-pathologjikë ka krijuar një gjëndje oborri psiqiatrik mediatik-kulturor kombëtar.

Po lexoja që djali Zef Dedës, ai që është në BB VIP, Sigurimi Shteit e paska shtruar gjashtë muaj në psiqiatri Zefin, si armik i pushtetit. Kjo është arsyeja që këta në post 90 u bëne me sekretarin PPSh shokun Sali.

Në Podcast-in e kryeministrit, Rick Ndoci, pa ju dridh syri, i thotë kryeministrit: reporteri këngëve që ka kënduar, nuk është 35 mijë këngë por 40 mij këngë të kënduara prej tij.

 Rolling Stones, Elvis Presley, Beatles, Bob Marley,  Jimi  Hendrix, Bob Dylan, The Doors, Tina Turner, Janis Joplin , Frank Sinatra, të gjithë sëbashku nuk i bëjnë 4 mij këngë të kënduara. Riku, vetëm ka 10 fishin e tyre.

Më poshtë vazhdon me një leter anonime për Rikun, ku e akuzojnë në 1982 per agjent të UDB-se, KGB-se CIA, SIM-i, SIS etc. Me pas Rikun e ndaluan nga muzika dhe në Tiranë duhet vinte vetën me leje nga Dega Brendëshme Shkodër për të kënduar në Dekadat e Majit.

Riku, kur e thiri shoku Foto Çami dhe e dërgojë ke Ramizi, nuk e p…  Degën e Shkodrës, po u nis në Tiranë pa leje Dege për Dekadat e Majit bashkë me motrat. Të gjithë fëmijët e familjes Ndoci, megjithëse të “interrnuem” sa në Shkodër në shtëpi të vet, sa në konviktet e Tiranës si studentë të ILA, këndonin në festivale e Dekada Maji zdhe Riku dhe pjesmarrës ne filmat e Kinostudios Shqipëria e Re.

Të gjitha bëmat e gjëmat e Rikut, kryeministri i dëgjonte me qetësi, megjithëse e di shumë mirë si është e vërteta, dhe duke njohur Edin, nuk besoj kurrë që i beson. Dikur Edi, këtë soj personazhesh i kishte objekt për të bo gallatë.

Janë shtuar shumë personazhe si Dh.T

Frederik Ndoci rrëfehet te Rama: Nga repertori i këngëve të UBD dhe internimi

“E futën në psikiatri 6 muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën, nuk e besonin se…

Top Channel