Lideri i opozitës ka uruar presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Me anë të një postimi në Twitter, Lulzim Basha thotë se zgjedhja e Ursula Von der Leyen është një lajm i mirë për Bashkimin Europin dhe Shqipërinë.

Ja postimi i plotë i Bashës:

“Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në vlerat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!”- shkruan Basha.

Top Channel